Vazhdon procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, këtë të martë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Seanca në Hagë nis në ora 09:00 dhe vazhdon deri në ora 16:30. Ndryshe në seancën e së hënës, Sokol Bashota është […]
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, këtë të martë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Seanca në Hagë nis në ora 09:00 dhe vazhdon deri në ora 16:30.
Ndryshe në seancën e së hënës, Sokol Bashota është rikthyer sërish në sallën e gjyqit në Hagë për të dëshmuar në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Matt Halling dëshmitari tha se nuk e din nëse Kadri Veseli ka pasur ndonjë zëvendës në pozitën e tij në Shtabin e Përgjithshëm.
“Nuk e di nëse ka pas ndonjë zëvendës Kadri Veseli. Ose ka qenë dikush që ka mujt me e caktu, nuk e di. Saktë nuk e di dhe nuk mu kujtohet. Përderisa nuk ka një emër nuk po mundem me than kurrgjë”, tha dëshmitari.
Ai këtë e tha pasi iu prezantua një dokument që pretendohet se është shkruar nga vetë ai dhe ishte nga një mbledhje e dhjetorit të 1998-ës me Shtabin e Përgjithshëm.
Në të njëjtin dokument, prokurori tha se thuhet në një vend “Luli” dhe mbi këtë emër ishte një numër telefoni.















