Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon me procesin e rekrutimit të kandidatëve për zyrtarë policorë.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas shpalljes së rezultateve të testimit me shkrim, sipas procedurave të parapara ka filluar me kohë testimi fizik, i cili është duke u mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Testimi që ka filluar nga data 16 nëntor do të zgjasë deri më 19 nëntor.