Vazhdon rrënimi i objekteve pa leje në Ujman

Ka vazhduar edhe mëngjesin e sotëm rrënimi i objekteve që dyshohet se janë ndërtuar pa leje në Liqenin e Ujmanit.

Këtë e ka konfirmuar për televizionin Dukagjini, Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka bërë të ditur shkurt se zyrtarët policor kanë asistuar inspektorët e ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimin e Hapësinor, dhe se procesi i rrënimit është realizuar pa pengesa.

Numri i objekteve të rrënuara paraditen e sotme nuk është bërë i ditur, veçse mësohet se ato gjendeshin në anën e djathtë të liqenit, përballë hapësirës ku javë më parë janë rrënuar edhe objekte të tjera, kryesisht shtëpi pushimi të ndërtuara në pronën e ndërmarrjes publike hidro-ekonomike “Ibër Lepenc”.

Objekte të tilla pa leje së fundmi janë rrënuar edhe pranë Liqenit të Radoniqit në Gjakovë.

Rrëzimi i vilave në Ujman, Mujka: Do të vazhdojmë aksionet për kthimin e pronave të Ibër Lepencit

Të fundit nga rubrika