Vazhdon rritja e çmimit të naftës

Krahasuar me të hënën e 27 qershorit, të martën e 28 qershorit, çmimi i naftës është rritur për një cent, ndërsa benzina dhe gazi kanë mbetur me çmim të njëjtë

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të martën e 28 qershorit.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.86 euro për litër, që i bie se është rritur për një cent krahasuar me të hënën e 27 qershorit.

Sipas vendimit, çmimet e benzinës dhe të gazit kanë mbetur të njëjta, 1.74 euro, përkatësisht 0.78 euro.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës dhe janë valide 24 orë.

Ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët. Sipas vendimit, naftëtarët lejohen të fitojnë 12 centë për litër në shitjet me pakicë dhe 2 centë për litër në shitjet me shumicë.

Ndryshe, të hënën e 27 qershorit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet maksimale për shitjen e derivateve, për 24 orët e ditës së hënë.

Fotografi ilustruese

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për caktimin e çmimeve tavan për shitjen e derivateve, është konsideruar i gabuar.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një prononcim të shkurtër për Portali Dukagjini, ka thënë se i njëjti vendim ka gabime në kalkulim të çmimit.

“Vendimi i Qeverisë duhet të respektohet dhe është duke u respektuar. Por vendimi ka gabime në kalkulim të çmimit”, është shprehur ai, teksa ka shtuar se ende shpreson që në ditët në vijim ky vendim do të përmirësohet.

“Shpresojmë se në ditët në vijim do të përmirësohet”, shtoi ai.

Vendimi për të krijuar “tavan çmime”, në këtë situatë pa një analizë të hollë juridike për ish-ministrin e Tregtisë, Ismet Mulaj, po konsiderohet i diskutueshëm, sepse siç thotë ai, Kosova është treg i lirë.

Sipas Mulajt, në aspektin juridik është i diskutueshëm, kurse në atë praktik e cilëson si vështirë të zbatueshëm.

“Kjo për shkak se Ministria e Industrisë Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë nuk ka kapacitete njerëzore për ta mbikëqyrur këtë vendim që e ka marrë Qeveria para tre muajsh. Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim të këtij lloji për marzhën e fitimit, ku ka qenë mbi gjashtë centë për importuesit me shumicë dhe tetë centë me pakicë, vendim i cili nuk është respektuar. Prandaj edhe ky vendim duhet t’iu nënshtrohet një debati të mirfilltë, dhe të shikohen kapacitetet për mbikëqyrjen e këtij udhëzimi administrativ, e shikoj me dyshim këtë vendim”, ka thënë ai për Portali Dukagjini.

Sipas tij, kjo çështje nuk është problemi i vetëm.

Ai ka theksuar se pas rritjeve të çmimeve të produkteve eneciale, “importuesit e kanë keqpërdorur situatën duke e rritur marzhën e fitimit 100 për qind për produktet esenciale”.

“Qeveria e Kosovës nuk është marrë me këto”, ka thënë Mulaj.

Në anën tjetër, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, vendimin e Qeverisë së Kosovës për caktimin e çmimeve tavan për shitjen e derivateve nga dita e hënë, e ka quajtur vendim në kundërshtim me Kushtetutën.

Kjo për shkak se sipas tij, “neni 10 i Kushtetutës e përcakton ekonominë e tregut të lirë”.

Përmes një video-lidhje në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Shahini ka thënë se Qeveria e Kosovës bashkë me bizneset duhet të marrin një vendim të përbashkët që është në përkrahje të qytetarëve.

“Si AKB në mbledhjen e përbashkët me disa ekspertë të fushës, kemi ardhur në përfundim se ky vendim dhe udhëzim është në kundërshtim me Kushtetutën. Neni 10 i Kushtetutës e përcakton ekonominë e tregut të lirë dhe qeverisë apo shtetit i jep mundësi në tri raste kur ajo mund të marrë një vendim të tillë dhe në tri rastet ekonomia e Kosovës nuk gjendet, një nga to është gjendja e jashtëzonshme, dhe me këtë situatë ne kemi reaguar që të rishikohet një vendim i tillë dhe kemi kërkuar se bizneset do të mund të ulen që të diskutojnë për përcaktimin e marzhës por edhe qeveria duhet ta ulë akcizën”, ka thënë ai.

Kohëve të fundit, çmimi i derivateve sidomos ai i naftës ka pësuar rritje, duke shkuar deri në 1.89 euro për litër.

Në mbledhjen e kaluar të qeverisë, ishte votuar propozimi i Ministrisë së Industrisë, Tregtisë për caktimin e një çmimi maksimal të derivateve.

Çmimi i derivateve në Kosovë pësonte rritje, edhe kur në bursën ndërkombëtare shënonte ulje.

Në mars të vitit 2022, një litër naftë kushtonte rreth 1.69 euro, varësisht nga lokacioni, kurse tash në fund të qershorit çmimi arrin në 1.89 euro për litër.

Përfaqësues të Shoqatës së Naftëtarëve kanë thënë se çmimet nuk diktohen nga ta, por një gjë e tillë bëhet nga berza dhe organizatat prodhuese.

A ka gabime në kalkulim në vendimin e Qeverisë për çmimet e derivateve?

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika