Vazhdon seanca e 48-të – mbesin edhe 9 ditë afat kushtetues për konstituim
Këtë të enjte, pritet të mbahet vazhdimi i 48-të me radhë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Për të 47-ën herë, më 15 korrik, Kuvendi nuk arriti të zgjedhë kryetarin, pasi partitë opozitare – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarët për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë. […]
Këtë të enjte, pritet të mbahet vazhdimi i 48-të me radhë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Për të 47-ën herë, më 15 korrik, Kuvendi nuk arriti të zgjedhë kryetarin, pasi partitë opozitare – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarët për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë.
Sipas tyre, kjo procedurë bie ndesh me Kushtetutën.
Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, insiston se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon nga opozita që të mos bllokojë më tej procesin.
Emërimi i kandidates së saj, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit është hedhur disa herë në votim të hapur, por pa marrë shumicën e nevojshme për shkak të kundërshtimit nga opozita.
Në seancat e fundit, kryesuesi Avni Dehari ua ndërprenë fjalën e disa deputetëve të ish-opozitës, të cilët kritikuan mënyrën se si po drejtohet procesi dhe ngërçin politik që tashmë kemi hyrë muajin e pestë pas zgjedhjeve.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur më 26 qershor që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve, por pa qartësuar se çfarë pasoja do të ketë nëse ky afat nuk respektohet.
Deri më tani, kanë mbetur edhe 9 ditë nga ky afat.















