Vazhdon seanca e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Të mërkurën e 5 prillit në orën 09:45 minuta do të vazhdojë seanca në Gjykatën Speciale, ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u ballafaquar me një aktakuzë, ku këta të fundit akuzohen se ishin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”. Sot (e mërkurë) fjalën do ta ketë mbrojtja e Jakup Krasniqit në fjalën e […]
Të mërkurën e 5 prillit në orën 09:45 minuta do të vazhdojë seanca në Gjykatën Speciale, ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u ballafaquar me një aktakuzë, ku këta të fundit akuzohen se ishin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Sot (e mërkurë) fjalën do ta ketë mbrojtja e Jakup Krasniqit në fjalën e saj hyrëse para trupit gjykuese.
Por, dje mbrojta e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se Prokuroria e ka ndërtuar pa fakte aktakuzën për Thaçin dhe të tjerët, dhe këtë e ka kundërshtuar duke i dhënë argumentet për UÇK-në, për rolin, funksionin që e kishte ajo gjatë luftës dhe pas luftës.
Ndërsa, Thaçi dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi kanë folur para trupit gjykues, ku Thaçi është deklaruar i pafajshëm, dhe që reja e zezë Kosovës dhe shqiptarëve u ishte hequr pasi Prokuroria nuk e pati asnjë aktakuzë për “Trafikim të Organeve” siç pretendohej në raportin e Dick Marty-t, e që raporti i këtij të fundit ishte arsyeja pse Kosovës iu imponua themelimi i Gjykatës Speciale nga Bashkësia Ndërkombëtare.















