Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Pjetër Shalës

Seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së Pjetër Shala do të vazhdojë edhe të mërkurën

Pjetër Shala

Seanca gjyqësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Pjetër Shala do të vazhdojë edhe të mërkurën.

Seanca pritet të fillojë nga ora 09:30 dhe do të vazhdojë deri në orën 16:00.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ndryshe, të martën, avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen, kishte njoftuar se Shala është larguar nga gjykatorja e Speciales, ku po zhvillohej çështja ndaj tij, duke thënë se i akuzuari po ndihej në ankth dhe kishte nevojë të qetësohej.

“Zoti Shala heq dorë për të marrë pjesë në këtë gjykim, nuk dëshiron të qëndrojë këtu, pra heq dorë nga e drejta, na kërkon ta përfaqësojmë dhe kërkon të kthehet në paraburgim, sepse duhet të qetësohet, ka nevojë të qetësohet”, kishte thënë avokati.

Sipas mbrojtjes, duke marrë parasysh gjendjen e Shalës ishte vlerësuar se zhvillimet në seancë duhet të ndiqen nga qendra e paraburgimit.

Pjetër Shala largohet nga salla e gjyqit, avokati: Ai është në ankth, po dridhej

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika