Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Është duke vazhduar gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Tashmë dëshmitari i dhjetë dhe i njëmbëdhjetë, të thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, kanë dhënë dëshmi dhe u janë përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë, Mbrojtjes, mbrojtësit të viktimave dhe gjykatësve. Trupi Gjykues ka shprehur shqetësim […]
Është duke vazhduar gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Tashmë dëshmitari i dhjetë dhe i njëmbëdhjetë, të thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, kanë dhënë dëshmi dhe u janë përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë, Mbrojtjes, mbrojtësit të viktimave dhe gjykatësve.
Trupi Gjykues ka shprehur shqetësim për ritmin e seancave dhe i ka kujtuar palëve të mos pyesin për aspekte të pakontestuara.
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të njëmbëdhjetë, Trupi Gjykues ka diskutuar me palët dhe mbrojtësin e viktimave për të siguruar më shumë seanca publike në këtë çështje gjyqësore.















