Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit në tentativën e XIV-të
Për 13 herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet, pasi përpjekjet për të vazhduar me procedurat formale për votim të fshehtë dështuan sërish të premten e kaluar. Ashtu si në seancat e mëparshme, kryesuesi Avni Dehari kërkoi propozime për anëtarët e Komisionit për votimin e fshehtë, por kjo iniciativë nuk mori mbështetjen […]
Për 13 herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet, pasi përpjekjet për të vazhduar me procedurat formale për votim të fshehtë dështuan sërish të premten e kaluar.
Ashtu si në seancat e mëparshme, kryesuesi Avni Dehari kërkoi propozime për anëtarët e Komisionit për votimin e fshehtë, por kjo iniciativë nuk mori mbështetjen e duhur.
Ish partitë opozitare kanë përsëritur qëndrimet e tyre se nuk e mbështet procedurën e votimit të fshehtë, duke argumentuar se kalimi nga votimi i hapur në atë të fshehtë nuk është në përputhje me Kushtetutën brenda një seance të vetme.
Pas dështimit të seancës, Dehari kishte njoftuar ndërprerjen e saj dhe caktoi datën e re për vazhdim: më 11 maj në ora 10:00.
Ndërkohë, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, bëri të ditur se janë siguruar 10 nënshkrime për ta adresuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar votimin e fshehtë si shkelje ligjore.
“Së bashku me pesë deputetët e AAK-së dhe përkrahjen nga LDK-ja kemi arritur t’i mbledhim nënshkrimet e nevojshme për të iniciuar procedurën në Kushtetuese. E konsiderojmë të paligjshëm ndryshimin e mënyrës së votimit në mes të një procesi”, deklaroi Kadrijaj.















