Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës rikthehet sot në sallë për të vazhduar seancën konstituive të Legjislaturës së 11-të.

Punimet do të nisin në ora 11:00, ndërsa në qendër të rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve.

Seanca konstituive kishte nisur më 6 gusht, por nuk kishte arritur të përmbyllej. Deputetët kishin dhënë betimin, ndërsa ngërçi ishte krijuar te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasi Lëvizja Vetëvendosje, si subjekt politik që doli i pari në zgjedhje, nuk kishte paraqitur kandidatin për këtë post.

Sot, pas më shumë se një muaji, deputetët pritet t’i rikthehen pikës kyçe të konstituimit të Kuvendit – zgjedhjes së udhëheqësisë së re të institucionit më të lartë ligjvënës në vend.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë paralajmëruar se do të jenë prezent në sallën e Kuvendit. Ndërsa Aleanca ka njoftuar se nuk do të jetë prezente.

Ndryshe, mbrëmë Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ne ‘Debat Plus’  ka paralajmëruar se cfarëdo vendimi që merret pas konstituimit të Kuvendit do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, edhe nëse Kuvendi arrin të zgjedhë kryetarin apo presidentin, këto vendime mund të shpallen të pavlefshme pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

“Matematikisht ka gjasa që bëhen 80 deputetë që rrinë në sallë. Ama unë po iu tregoj që nuk ka kurrfarë gjasa më as teorike më, që kjo çështje nuk shkon në Gjykatë Kushtetuese. Çfarëdo vendimi që do të marrë ky Kuvend tash është jo kushtetues dhe i jashtëligjshëm. Edhe nëse kanë me zgjedh presidentin, do të shkoj në GJK dhe do të ndodh siç ka ndodh më herët, të shpallet null”, ka deklaruar Gjini në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika