Vazhdon sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në Brezovicë

Prokuroria Themelore, të martën e 11 tetorit, ka sekuestruar përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës, dhe ky aksion është duke vazhduar edhe sot (e mërkure)

Objektet e sekuestruara në Brezovicë, FOTO: RTV DUKAGJINI





Sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në mënyrë ilegale në zonën e Brezovicës do të vazhdojë edhe të mërkurën e 12 tetorit.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj, duke thënë se në Brezovicë, më saktësisht te Zona e II-të e Parkut Kombëtar “Sharri”, janë të ndërtuara rreth 100 objekte në kundërshtim me Ligjin.

“Raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, vërtetojnë se në këtë zonë janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa, të martën e 11 tetorit,  Prokuroria Themelore ka bërë të ditur se ka sekuestruar përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës, përkatësisht te zona e dytë e Parkut Kombëtar “Sharri”.

Nën udhëheqjen e prokurorit Rasim Maloku, ka filluar të martën sekuestrimi i përkohshëm i vilave që dyshohet se janë ndërtuar pa kritere.

Foto ilustrim, nga objekti i sekuestruar në Brezovicë

E gjithë kjo pasi në zonën e dytë të Parkut Ndërkombëtar të Sharrit nuk lejohet të ketë ndërtime të tilla.

Pothuajse të gjitha objekteve në këtë lagje u janë vendosur shiritat e verdhë paralajmërues, nga ato që kanë pasur vetëm themelet e deri te ato të gatshme për banim.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku ka thënë për RTV Dukagjinin se aksioni në fjalë është kurorëzim i të gjitha aksioneve të tjera të rastit të njohur si “Brezovica”.

Maloku ka shtuar se do të drejtojnë kërkesë në gjykatë për rrënimin e tyre.

“Ne do të paraqesim kërkesën te Gjykata dhe është vendimi përfundimtar i gjykatës që të rrënohen, kjo është çështje ligjore dhe besojmë se edhe gjykata do të marrë vendim për rrënimin e tyre”, ka thënë ai.

Ndërsa, deri më tani, dosja “Brezovica” ka dërguar prapa grilave mbi 30 persona, përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë të cilët dyshohet se janë përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtur të maleve të Sharrit.





Sekuestrohen përkohësisht rreth 100 vila në Brezovicë

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika