Vazhdon sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në Brezovicë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se po vazhdon sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në mënyrë ilegale në zonën e Brezovicës, edhe të premten e 2 dhjetorit

Aksioni Brezovica, foto ilustruese





Operacioni për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në zonën e Brezovicës, po vazhdon edhe të premten e 2 dhjetorit.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj, përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se është duke vazhduar aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë, konkretisht në zonën e III-të, të Parkut Kombëtar Sharri”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës.

Ndryshe, më 11 tetor, Prokuroria Themelore ka sekuestruar përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika