Vazhdon të premten debati në Kuvendin e Kosovës për punën dyvjeçare të Qeverisë

Ndonëse pozita lavdëroi Qeverinë për punën dyvjeçare të saj në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të enjten, kjo e fundit priti kritika të shumta nga opozita për mospërmbushjen e premtimeve të tyre. Seanca pritet të vazhdojë edhe të premten

Kuvendi i Kosovës

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe të premten me debatim për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës, kryesuar nga kryeministri Albin Kurti.

Ajo pritet të nisë nga ora 13:00 në Kuvendit e Kosovës.

Ndonëse pozita lavdëroi Qeverinë për punën dyvjeçare të saj, kjo e fundit priti kritika të shumta nga opozita për mospërmbushjen e premtimeve të tyre.

Në seancën e sotme në rend dite do të jenë:

-shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,

-shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,

-shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë,

-shqyrtimi i parë i Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe  punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore,

-shqyrtimi i parë i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale,

-shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika