Vazhdon trajnimi i specialistëve të kërkim-shpëtimit, Mehaj i konsideron si “shembull të profesionalizmit”

Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se është duke vazhduar trajnimi i specialistëve të kërkim-shpëtimit në Qendrën e Alpinizmit Ushtarak në Itali. Mehaj ka thënë se deri më tani specialistët kanë avancuar shkathtësitë profesionale

Trajnimi i specializantëve të kërkim-shpëtimit





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se është duke vazhduar avancimi i shkathtësive profesionale të specialistëve të kërkim-shpëtimit malor në Qendrën e Alpinizmit Ushtarak në Itali.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes me Italinë, specialistët tanë nga Togu i Kërkim-Shpëtimit Malor të Gardës Kombëtare të FSK-së, kanë kryer me sukses trajnimin e kërkim-shpëtimit malor në qendrën e alpinizmit ushtarak në Centro Addestramento Alpino në Aosta të Italisë”, ka shkruar Armend Mehaj.

Ministri Mehaj ka njoftuar se gjatë trajnimit, specialistët kanë avancuar shkathtësitë e tyre për qasje tek viktimat në faqe shkëmbore, dhënie të ndihmës së parë, evakuim të viktimave, lëvizje në akullnaja, qasjen në viktimat brenda qarjeve të thella dhe tërheqjen e tyre në vend të sigurtë, kërkim në pyje dhe zona malore, si dhe kërkim në ortek duke përdorur pajisje dhe teknika të avancuara.

Po shtu, në njoftimin e ministrit Mehaj thuhet se njësitet e tyre të kërkim-shpëtimit janë “shembull i shkëlqyeshëm i profesionalizmit dhe shërbimit vetëmohues në operacionet e shpëtimit përballë të gjitha sfidave që cenojnë sigurinë e qytetarëve të vendit pa dallim”.





Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika