Vazhdon vala e të nxehtit deri të martën – Nga e mërkura reshje dhe rënie e temperaturave
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme ku thuhet se vala e të nxehtit do të mbetet prezente deri ditën e martë. Nga e mërkura, një front i freskët pritet të sjellë ndryshim të madh të motit me reshje shiu, stuhi dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. E […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme ku thuhet se vala e të nxehtit do të mbetet prezente deri ditën e martë.
Nga e mërkura, një front i freskët pritet të sjellë ndryshim të madh të motit me reshje shiu, stuhi dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.
E hënë (7 korrik):
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me pak vranësira. Temperaturat minimale do të sillen nga 12 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale nga 32 deri në 37°C. Erërat do të fryjnë lehtë nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s. Indeksi UV mbetet i lartë.
E martë (8 korrik):
Moti mbetet i ngjashëm – me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të kufizuara priten riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të jenë 12-18°C, kurse maksimalet 32-37°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi deri 9 m/s. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë.
E mërkurë (9 korrik):
Ndryshim i madh në kushte atmosferike. Parashikohen reshje shiu, stuhi lokale me rrufe dhe mundësi për breshër. Temperaturat do të bien ndjeshëm – minimalet do të jenë 11-16°C, ndërsa maksimalet vetëm 21-24°C. Erërat do të jenë të forta në zona të caktuara.
E enjte (10 korrik):
Moti do të jetë pjesërisht me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 9 deri në 13°C, kurse maksimalet 20-23°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga verilindja.
E premte (11 korrik):
Moti përmirësohet – do të mbizotërojë dielli, ndërsa vranësirat do të paraqiten kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 9-12°C, dhe ato maksimale 22-26°C. Erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.
Pas dy ditëve me temperatura përvëluese dhe rrezatim të lartë UV, nga mesi i javës pritet një lehtësim i dukshëm i motit me kushte më të freskëta dhe të lagështa.















