Vdekja dhe ndikimi i saj në familje

E mërkura në Radio Dukagjini sjell emisionin “Jeto”, ku diskutohet shëndeti mendor

Sociologu Besnik Peci dhe moderatorja Xheneta Asllani

I ftuar këtë javë në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini ishte psikologu dhe sociologu Besnik Peci, i cili diskutoi vdekjen dhe pasojat që ka tek të tjerët.

Peci deklaroi se procesi i vdekjes së të afërmve është një prej stresorëve të parë dhe më të rëndë për njerëzit, pasi vetëm kur humbim diçka e kuptojmë rëndësinë dhe vlerën e tjetrit, duke theksuar se jeta dinamike na ka bërë që të jetojmë në mënyrë robotike.

Psikologu thekson se si personi që është i sëmurë me sëmundje të pashërueshme, si të afërmit e tij, përjetojnë ankth, stres, si dhe kalojnë nëpër faza depresive, ku e nevojshme është ndihma e psikologut që të tejkalohet situata.

Një person që diagnostikohet me sëmundje të pashërueshme sipas psikologut kalon nëpër 5 faza, mohimi i sëmundjes, luftimi i saj, marrëveshja me vdekjen, depresioni dhe në fund pranimi i sëmundjes dhe paqja. Personat që përballen me një sëmundje të tillë sipas tij, kanë nevojë të shprehen dhe të flasin me personat e afërm.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika