Shefi i hetimeve të Inspektoriatit Policor të Kosovës [IPK], Bardhyl Haxhimustafa ka thënë se janë duke u zhvilluar hetimet e mëtutjeshme bashkë në kordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në emisionin “Five” të Dukagjnit lidhur me vdekjen e Agon Zejnullahit, 27-të vjecarit ku vdiq duke u arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Inspektorati Policor i Kosovës përkatësihst Departamenti i Hetimeve është duke ndërmarr veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e cila ka ndodh në orët e hershme të mengjesit në qytetin e Lipjanit ku një qytetar ka ndrruar jetë”.

“IPK është duke shqyrtu çdo mundësi dhe me kohë do të jeni të njotuar me veprimet e ndërmarra nga ana e IPK-së”, ka thënë ai. Tutje Haxhimustafa ka thënë se janë në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Kosovës rreth këtij rasti. “Jem në koordinim të ngushtë me prokurorin e rastit dhe kryeprokurorine prokurorisë themelore dhe çdo veprim hetimor është në koordinim dhe me autorizim të prokurorisë themelore në Prishtinë”, ka thënë ai.

Ai tutje ka folur edhe për rastet e fundit ku është shtuar numri i tejkalimeve zyrtare të policisë së Kosovës. “Siç shihet është shtuar numri i raportimeve, qytetarët e Republikës së Kosvës janë duke raportuar çdo shkelje të drjetave të tyre që vinë prej anës së zyrtarëve policor të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndryshe, pak orë me parë Portali Dukagjini ka raportuar se Pamjet e filmuara derisa Policia e Kosovës po arrestonte ishin momentet e fundit të jetës së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Policia u thirr mbrëmë në Lipjan pasi dyshohet se i ndjeri kishte sulmuar disa persona të ndryshëm e disa vetura, por ka vdekur derisa po arrestohej nga Policia.

Sipas këtyre pamjeve, së paku tre policë në uniformë dhe një tjetër pa, shihen mbi trupin e tij, derisa ai vërehet që lëvizë këmbët e lëshon zë.

Policia për kallxo.com nuk sqaroi shumë sesi erdhi deri te vdekja ose kur e kuptuan zyrtarët policorë që i ndjeri ka humbur ndjenjat.

“Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë.  Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”, tha zëdhënësi Agron Borovci.

E stacioni policor në Lipjan tek sot në mëngjes e informoi IPK-në për rastin, që tashmë i ka nisur hetimet bashkë me Prokurorinë.

“Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar sot në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës lidhur me një incident që kishte ndodhur pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan . Zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë incident pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur. Njësitet relevante hetimore policore si dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë i personit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. IPK në kuadër të autorizimeve ligjore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësoj dhe hetoj reagimin policor në këtë rast përderisa rasti do të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident”, thuhet nga IPK-ja.

Dyshimet për keqtrajtim gjatë rastit kanë edhe familjarët e Agon Zejnullahut.

“Po presim raportin e autopsisë, por në bazë të videove padyshim që hedhen dyshime në mënyrën e forcës”, i tha televizionit Dukagjini Alban Zejnullahu,vëllai i të ndjerit.