Vdekja e 27-vjeçarit, u caktohet një muaj paraburgim 5 policëve të dyshuar
Pesë policët nga Lipjani të përcjellë me nga zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës janë sjellë në degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Lipjan. Pa praninë e mediave aty është mbajtur seanca dëgjimore ndaj tyre për rastin vdekjes së Agon Zejnullahut gjatë arrestimit të tij. Gjykata vendosi që t’u caktojë të dyshuarve nga një […]
Pesë policët nga Lipjani të përcjellë me nga zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës janë sjellë në degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Lipjan.
Pa praninë e mediave aty është mbajtur seanca dëgjimore ndaj tyre për rastin vdekjes së Agon Zejnullahut gjatë arrestimit të tij.
Gjykata vendosi që t’u caktojë të dyshuarve nga një muaj paraburgim.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë fazë të procedurës, dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet nga Gjykata.
Para fillimit të saj, seanca nisi me kritika nga Asdren Hoxha, përfaqësuesi ligjor i familjes së tashmë të ndjerit.
Ndonëse nuk e parasheh Kodi Penal, ai shprehi dëshirë të ishte pjesë e seancës, por kjo nuk iu lejua.
Ndërsa Besnik Berisha, avokat i njërit nga policët e arrestuar, tha para mediave se pesë zyrtarët janë të pafajshëm dhe kritikoi, siç tha, fushatën kundër tyre dhe gjithë institucionit nga opinioni publik.
Madje, kritikoi Prokurorinë për arsyetimin e dhënë për vazhdim të paraburgimit.
Vendimi i Gjykatës për masën e sigurisë ndaj të dyshuarve pritet të merret gjatë ditës.
Gjatë zhvillimit të kësaj seance, jashtë objektit të gjykatës është mbajtur një aksion nga organizata “Avonet”, e cila kërkoi drejtësi për Agon Zenjullahun.
Nën dyshimin që pesë zyrtarët policor kryen veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ata janë arrestuar të hënën.
E familja e të ndjerit, Agon Zenjullahu vazhdon të besojnë se zyrtarët policorë në Lipjan përdorën dhunë të tepruar ndaj tij.















