Vdekja e 35-vjeçares në Malishevë, lirohet nga paraburgimi stomatologu
Stomatologu, Xhavit Karaxha është liruar nga paraburgimi i cili u arrestua në fund të muajit gusht si i dyshuar për vdekjen e 35-vjeçares e cila humbi jetën pasi nxori një dhëmb në ordinancën e tij në Malishevë. Këtë e ka bërë të ditur avokati, Besnik Berisha i cili ishte në anën e mbrojtjes së stomatologut. […]
Stomatologu, Xhavit Karaxha është liruar nga paraburgimi i cili u arrestua në fund të muajit gusht si i dyshuar për vdekjen e 35-vjeçares e cila humbi jetën pasi nxori një dhëmb në ordinancën e tij në Malishevë.
Këtë e ka bërë të ditur avokati, Besnik Berisha i cili ishte në anën e mbrojtjes së stomatologut.
Sipas tij, Karaxha ishte dërguar në paraburgim për “një veprim që nuk përbën krim”,
“Kjo gjykatë, duke aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së ushtruar nga studio jonë, sot liroi nga masa e paraburgimit z. Karaxha. Aktgjykimi i Supremes vë në pah kundërligjshmërinë e caktimit dhe vazhdimit të masës së paraburgimit për z. Karaxha pa shkak ligjor”, ka shkruar Berisha.















