Vdekja e Bajram Qerkinit, Abdixhiku i shpreh ngushëllime familjes
Ngushëllime familjes për vdekjen e Bajram Qerkinit i ka shprehur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku ka theksuar se humbja e bacës Bajram thellohet edhe më shumë, kur ai u nda nga kjo jetë pa mësuar për fatin e djalit të tij dhe shumë të zhdukurve të tjerë. “Por […]
Ngushëllime familjes për vdekjen e Bajram Qerkinit i ka shprehur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku ka theksuar se humbja e bacës Bajram thellohet edhe më shumë, kur ai u nda nga kjo jetë pa mësuar për fatin e djalit të tij dhe shumë të zhdukurve të tjerë.
“Por trashëgimia e tij për drejtësi dhe lufta e palodhur për të gjithë të zhdukurit, do të mbeten në histori për breza të tërë. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”, ka deklaruar Abdixhiku, thuhet në njoftimin e LDK-së.















