Reagimet për vdekjen e ish-pjestarit të sigurimit të Hashim Thaçit, Xhavit Ferizi

Në këtë artikull mund t'i gjeni të gjitha reagimet për vdekjen e veprimtarit të UÇK-së e njëherësh edhe ish-pjesëtarit të sigurimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Xahvit Ferizi, i njohur ndryshe me nofkën "Raketa"

Veprimtari i UÇK-së, Xhavit Ferizi, i njohur me nofkën "Raketa"

Lidhur me vdekjen e ish-pjesëtarit të sigurimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi (Raketa), kanë reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe deputeti i kësaj partie, Enver Hoxhaj.

Lexo më shumë: Vdes “Raketa”, ish-pjesëtar i sigurimit të ish-presidentit Hashim Thaçi

Çitaku, përmes një postimi, e ka cilësuar tashmë të ndjerin si njeri të madh, të guximshëm e të drejtë.

“Luftëtar. Legjendë”, ka shkruar Çitaku.

Tutje, ajo është shprehur se do ta kujtojë përjetë veprimtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa Hoxhaj është shprehur se këtë lajm e kishte marrë me pikëllim, derisa e përshkruan si një mik të madh dhe të dashur nga të gjithë.

“Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. I pushoftë shpirti në paqe!”, ka shkruar ai.

Ish-komandati i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, lidhur me vdekjen e “Raketës”, ka thënë se lajmi për ndarjen e tij nga jeta ishte i dhembshëm.

“Raketa ishte prej luftëtarëve të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtor i hershëm i Presidentit Hashim Thaçi, njeri me virtyte të larta njerëzore për të cilat do ta kujtojmë gjithmonë”, ka shkruar Lushtaku.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Ferizi, miqve dhe dashamirëve. “Lavdi jetës dhe veprës së tij”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika