Vdekja e shtetases amerikane në Brezovicë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje të reja për vdekjen e shtetases së Amerikës në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje të reja për vdekjen e shtetases së Amerikës në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Në raportin 24-orësh, Policia ka thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit e kishin gjetur pa shenja jete skiatoren e huaj në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

Bashkëshorti i viktimës, shtetas britanik, kishte treguar se kishin qenë duke skijuar së bashku dhe viktima ishte zënë nga orteku i borës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Qendra e Skijimit, Brezovicë  13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Viktima, sipas bashkëshortit të saj, (shtetas britanik), me të cilin, ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika