Vdekja e të burgosurit në burgun e Pasjakut, Policia vazhdon hetimet

Të martën e 13 dhjetorit, rreth orës 12:40, një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është gjetur pa shenja jete

Ilustrim





Një i burgosur është gjetur i vdekur në burgun e Pasjakut, në dhomën e tij, të martën e 13 dhjetorit.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 Nga gardianët e burgut në Pasjak është informuar se gjatë vizitës,  në dhomën e tij është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Përmes një postimi në Facebook, edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se rasti ka ndodhur të martën e 13 dhjetorit, rreth orës 12:40.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij”.

Krahas kësaj, bëhej e ditur se SHKK ka filluar t’ bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjersa pritet që autopsia të verifikojë shkakun e vdekjes.

Një tjetër vdekje është duke u hetuar edhe në komunën e Podujevës.

Një person është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij, të mërkurën e 13 dhjetorit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

“Raportohet se  viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, vijon raporti.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika