Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi një ditë më parë në Vjenë, ku humbën jetën tre shtetas kosovarë.

Kurti u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, duke ndarë dhimbjen me ta në këtë moment të rëndë.

Po ashtu, Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën e Kosovës në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme.