Vdekje e dyshimtë në Graçanicë: Një person gjendet pa shenja jete në Batushë

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në fshatin Batushë të Graçanicës. 

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës të shtunën, duke bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”. 

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.