Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, një person dërgohet pa shenja jete në emergjencë

Vdekja e një personi, i cili është dërguar në emergjencën e Ferizajt, po cilësohet si e dyshimtë nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është dërguar në emergjencë pa shenja jete, të martën e 26 dhjetorit, në Ferizaj.

Në raportin 24-orësh të policisë rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Është raportuar se është sjellë në emergjencë pa shenja jete viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika