Vdekje e dyshimtë në fshatin Kçiq të Mitrovicës

Të dielën e 15 janarit në mbrëmje, është gjetur një person i moshës madhore pa shenja jete, afër lumit Sitncia, në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

“Rreth orës 16:50,  është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetur pa shenja jete një person i moshës madhore”.

“Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Dukagjinin.com.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës ka përfunduar duke thënë se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika