Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur në banesën e tij pa shenja jete në qytetin e Mitrovicës. Sipas Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. “Mitrovicë 28.02.2023. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur në banesën e tij pa shenja jete në qytetin e Mitrovicës.
Sipas Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Mitrovicë 28.02.2023. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Më tej, Policia e Kosovës ka thënë se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.















