Vdekje e dyshimtë në Skenderaj, policia nis hetimet

Njësitë kanë shkuar në shtëpinë e tij, por siç thuhet djali ishte mbyllur në dhomë. Policia dhe ekipi mjekësor pasi nuk kanë arritur të komunikojnë me të, janë larguar fillimisht pa e takuar. Pas dy ore, babai i djalit sërish ka kërkuar ndihmë e ekipi atëherë i ka dhënë qetësues djalit. Disa minuta më pas, siç thuhet në raport, djalit i është keqësuar gjendja dhe ka pësuar sulm kardiak

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka nisur një hetim për një rast që e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Në raportin 24-orësh thuhet se të premten, një burrë në Skenderaj e ka kërkuar ndihmën e policisë dhe mjekëve për djalin e tij të sëmurë mental.

Njësitë kanë shkuar në shtëpinë e tij, por siç thuhet djali ishte mbyllur në dhomë. Policia dhe ekipi mjekësor pasi nuk kanë arritur të komunikojnë me të, janë larguar fillimisht pa e takuar. Pas dy ore, babai i djalit sërish ka kërkuar ndihmë e ekipi atëherë i ka dhënë qetësues djalit.

Disa minuta më pas, siç thuhet në raport, djalit i është keqësuar gjendja dhe ka pësuar sulm kardiak.

Policia e ka dërguar trupin e djalit për obduksion në Prishtinë dhe rasti është nën hetim.

“Rreth orës 07:00, ankuesi mashkull kosovar ka kërkuar një ekipi mjekësor që të shkojë në shtëpinë e tij dhe t’i jepet ndihme mjekësore djalit të tij pasi ishte i sëmurë mental. Dy njësi policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar në shtëpinë e tij, dhoma e personit ishte e mbyllur me çelës nga brenda. Derisa policia dhe ekipi mjekësor kanë provuar të komunikojnë me të, i njëjti nuk ka pranuar të komunikojë me ta. Pas kësaj policia dhe ekipi mjekësor janë larguar nga ai lokacion. Rreth orës 09:40 në Stacion Policor është paraqitur prapë ankuesi pasi që sipas tij e kishte hapur derën ku qëndronte djali i tij dhe ka kërkuar që t’i dalin në ndihmë ekipi mjekësor. Rreth orës 09:45 të dy njësitë policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar prapë në atë lokacion ku nga ekipi mjekësor i është dhënë një qetësues, por pas disa minutave personit iu ka keqësuar gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në QKMF Skenderaj për trajtim, por mjeku kujdestar rreth orës 09:50 ka konstatuar vdekjen e tij pas një sulmi kardiak. Në QKMF Skenderaj ka dalë patrulla policore dhe njësiti i hetimeve të stacionit dhe njësiti i hetimeve rajonale. Rreth orës 12:37 ekipi i mjekësisë ligjore e kanë marrë viktimën dhe e dërgojnë ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftua prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika