Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është dërguar në Spitalin e Mitrovicës në Veri, pasi dyshohet se është rrokullisur me traktor.

Në raportin ditor të PK-së thuhet se sipas mjekut kujdestar burri ka qenë pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i  pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.

“Vushtrri, 11.11.2024-11:50. Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin e Mitrovicës Veri pasi që i njëjti dyshohet të jetë rrokullisur me traktor. Sipas mjekut kujdestar  personi në fjalë ishte pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe është duke u hetuar rasti.  Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i  pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, thuhet në raport.