Lajmi për vdekjen e katër vjeçarës në Gjakovë shokoi audiencën kosovare. Për çka reagimi publik ishte i ashpër karshi sistemit shëndetësor.

Por rastet si kjo duket se nuk janë të rralla nëpër spitalet e Kosovës.

Situatë tronditëse ishte para një viti në Pejë, ku një bebe ishte futur në lavatriqe.

Tash kur janë bërë një vit nga ky raste tragjik, përgjigjje nuk ka nga Prokuroria e Pejës.

Derisa ka heshtje për ketë rast, në qershor të 2023 një familje nga Prizereni, kishte akuzuar spitalin e kësaj komune për vdekjen e foshnjës së posalindur.

Nga Prokuroria e Prizrenit, shkurt thonë se rasti po hetohet pa dhënë detaje se sa persona janë në fazen e hetimeve.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se rasti në fjalë aktualisht ndodhet në fazën e hetimeve. Për shkak të konfidencialitetit të procedurës dhe ndjeshmërisë së rastit, nuk mund t’ju japim detaje të tjera”, ka thënë Prokuroria në Prizren.

Shqetësuese këto rast po i shohin nga Shoqata e Pacientëve, të cilët hedhin edhe kritika për mos marrje të licencës deri tash të asnjë zyrtari shëndetësor.

“Aktualisht unë nuk njoh që ju kaq marr naj mjeku licenca edhe është në shtëpi. Vite më parë ka ndodhë në spitalin e  Gjakovës që ju pat marr licenca për gjashtë muaj por I njëjti kishte punuar në spitale private dhe ekzekutimi I sanksioneve ndaj mjekeve nuk ka ndonjë efekt të madh”, ka thënë Besim Kodra-Shoqata e Pacientëve.

Përveç mos ndëshkimit nga institucionet e shëndetësisë, asnjëri nga rastet nuk kanë një përfundim as në sistemin e drejtësis.

Gzim Shala nga IKD, thotë se janë disa arsye pse këto raste po zvarriten.

“Janë disa arsye pse vije deri të një kohzgjatje e një rasti, fillimisht afatet e përcaktuar ku hetimi sipas kodit të procedures penale mund të zgjasin deri në tri vite por jo domesdoshmerisht prokuroria duhet të pres atë përiudh”, ka përfunduar Gzim Shala – IKD.

Jo vetëm këto raste por edhe shumë të tjera po presin përgjigjen nga institucionet e drejtësisë, për pretendimet se nga stafi mjekësor e shëndetësor ka pasur neglizhencë gjatë kryerjes së detyrës së tyre.