Një vdekje e dyshimt është raportuar të ketë ndodhur në Shtëpinë e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara mendore në Shtime.

Një 21 vjeçare, aty u gjet e vdekur, për çka është thënë se ngulfatja nga ushiqmi ka qenë shkaktari i kësaj fatkeqësie.

Viktima me inicialet D.S siç merr vesh televizioni ishte nga qyteti i Pejës, dhe ishte nën përkujdesin e entit për punë sociale, pasi që e njëjta nuk kishte një familje.

Mirëpo se si ka ardhur deri tek kjo gjendje, Shtëpia e Fëmijëve nuk ka treguar, veçse kanë thënë se viktimën e kanë dërguar me shpejtësi në Emergjencë.

Jeton Ademaj nga “Shtëpija e Fëmijëve” ka thënë se “Punëtori që ka qenë në ndrrim e ka dërgu në QKMF në Shtime tani prej Shtimes e kanë dergu në emergjencë”.

Edhe pse jo mjaftueshëm, policia kanë treguar detajet e këtij rasti.

Policia e Ferizajt ka thënë se “Policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se një person D.S ( F/K) e moshës 21 vjeçare paciente nga “Shtëpia e fëmijëve ” në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj”.

Policia e Ferizajt kanë njoftuar po ashtu se hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet

Televizioni ka tentuar të marr informata nga Qendrat Emergjente por detajet e marra kanë munguar.