Vdes 26-vjeçari, dyshohet se u godit nga rrufeja

Një 26-vjeçar ka humbur jetën të mërkurën pasdite, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja në një zonë malore mes bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit, në komunën e Suharekës.

Sipas Policisë, rreth orës 17:23, Emergjenca e Suharekës ka njoftuar se afër vendit të quajtur “Guri i Dellocit” një person dyshohej se ishte goditur nga rrufeja dhe ishte pa shenja jete. Njoftimi ishte bërë nga disa banorë të fshatit Delloc.

Pas marrjes së informacionit, patrulla e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes. Policia ka bërë të ditur se, për shkak se incidenti ka ndodhur në një zonë të thellë malore, qasja në vendngjarje ka qenë e vështirë.

Ekipi mjekësor i Emergjencës, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, ka konstatuar vdekjen e viktimës, F.B., mashkull rreth 26 vjeç.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika