Vdes aktori Bernard Hill në moshën 79-vjeçare

Aktori Bernard Hill, i njohur më së shumti për rolet në “Titanic” dhe “Lord of the Rings”, ka vdekur në moshën 79-vjeçare

Në moshën 79-vjeçare ka vdekur aktori i shumë filmave, Bernard Hill.

Ai më së tepërmi njihet për rolin e kapitenit të anijes në filmin “Titanic” dhe në rolin e mbretit “Theoden” në Lord of the Rings.

Familjarët njoftuan për vdekjen e tij, duke thënë se është humbje e madhe për të gjithë, raporton BBC.

Aktori ka luajtur rolin e  kapitenit Edward Smith në filmin fitues të ‘Oscar’ të vitit 1997 dhe mbretin Theoden në “Lord of the Rings”.

Roli i tij kryesor ishte në dramën televizive të BBC-së të vitit 1982, “Boys from the Blackstuff”.

Në këtë seri, ai portretizoi Yosser Hughes, një personazh që luftoi – dhe shpesh dështoi – për të përballuar papunësinë në Liverpool.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika