Vdes aktorja dhe krijuesja e ‘Fat Friends’ në moshën 71-vjeçare

Kay Mellor, aktorja dhe krijuesja e disa serialeve të suksesshme, ka vdekur në moshën 71-vjeçare, e cila po ashtu ka marrë një OBE për punën e saj

Kay Mellor

Aktorja, skenaristja dhe regjisorja, Kay Mellor, ka vdekur në moshën 71-vjeçare, kjo është bërë e ditur nga një zëdhënës i kompanisë së saj të prodhimit televiziv, Rollem Productions, ka konfirmuar “me pikëllim të thellë” se ka vdekur të dielën.

Mellor, ishte e njohur për krijimin dhe shkrimin e serialit  ‘Fat Friends’, që e ka ndihmuar aktorin, James Kimberley Corden, në fillimin e karrierës së tij, tani i cili është prezantues i The Late Late Show.

Ajo gjithashtu, ka shkruar disa komedi televizive dhe dramatike si The Syndicate, Girlfriends dhe Band of Gold.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e parakohshme dhe të papritur të mikut, mentorit dhe koleges sonë të dashur Kay Mellor të dielën, 15 maj 2022” , ka thënë një zëdhënës i Rollem Productions, raporton BBC, transmeton Portali D.

Aktorët e serialit ‘Fat Friends’

“Ne kemi humbur një talent fenomenal dhe një ndriçues të vërtetë. Ne kërkojmë që ju lutemi të respektoni privatësinë e familjes dhe miqve në këtë kohë”, ka shtuar zëdhënësi i Rollem Productions.

Mellor, kishte filluar karrierën e saj duke shkruar drama, ka punuar në institucion televiziv britanik, Coronation, dhe ka krijuar dramën e vlerësuar për fëmijë, Children’s Ward.

Ajo gjithashtu ka shkruar serinë e futbollit për femra të BBC One, Playing The Field dhe në vitin 2010 mori një OBE, urdhër i çmimit të Perandorisë Britanik.

Fat Friends, është transmetuar nga viti 2000 deri më 2005, ku  është dhënë një të riu rolin e tij të parë të madh të aktrimit, i cili tani është mjaftë i njohur me emisionin The Late Night Show with James Corden. Në këtë serial kanë luajtur edhe Ruth Jones, Sheridan Smith dhe Alison Steadman.

Pjesë e shkëputur nga seriali Fat Friends

Shefja e përmbajtjes së BBC-së, Charlotte Moore, i ka bërë homazhe Kay Mellor-it, pas vdekjes së saj, duke thënë se ajo ishte “e tronditur dhe thellësisht e pikëlluar” nga lajmi.

“Kay ishte një shkrimtar i shquar dhe forca krijuese pas shumë prej dramave televizive më të dashura të vendit, ajo ka shkruar me kaq zemër, humanizëm, humor dhe pasion me personazhe të forta femra që shpesh zënë në qendër skenën”, ka thënë Moore.

Drama nga aktorja në fjalë për BBC One, ‘The Syndicate’, ka të bëjë me pesë anëtarë të një sindikate lotarie të cilët marrin një fitore të madhe. Secila nga katër seritë paraqiste një grup njerëzish dhe një mjedis të ndryshëm, duke përfshirë një supermarket dhe një spital.

Mellor, kishte thënë se është frymëzuar për të shkruar dramën për shkak të ‘kohës në të cilën po jetojmë, ku njerëzit janë të dëshpëruar dhe mbajnë ëndrrën për të fituar lotarinë si e vetmja zgjidhje në dispozicion’.

Seriali i parë u transmetua në 2012 dhe luajti Timothy Spall dhe aktorja Gavin dhe Stacey, Joanna Page, ndërsa, seriali katër doli vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika