Vdes dyvjeçari italian pas transplantit me zemër të dëmtuar

Një fëmijë dyvjeçar në Itali, i cili kishte marrë një zemër dhuruese të dëmtuar, ka ndërruar jetë, sipas avokatit të familjes së tij.

Dyvjeçari vdiq të shtunën, siç bëri të ditur avokati, Francesco Petruzzi për gazetarët.

Spitali Monaldi, ku ai po trajtohej, tha se kishte pësuar një “përkeqësim të papritur dhe të pakthyeshëm të gjendjes klinike”, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Zemra që i ishte dhuruar Domenicos gjatë transplantit në fund të dhjetorit ishte transportuar në spital në kontakt të drejtpërdrejtë me akull të thatë, gjë që shkaktoi dëmtime të rënda të indeve.

Prokurorët kanë hapur një hetim për këtë incident, dhe gjashtë mjekë janë vendosur nën hetim zyrtar.

Petruzzi tha se organi kishte mbërritur “i akullt” pasi ishte transportuar mbi 800 km nga Bolzano në Napoli në një kontenier të papërshtatshëm pranë akullit, pa termometër që t’u paralajmëronte ekipit mjekësor për temperaturën e ulët.

Dyvjeçari ishte në mbështetje të jetës në Napoli për pothuajse dy muaj teksa nëna e tij, Patrizia Mercolino, kishte apeluar tek Papa për të ndihmuar djalin e saj.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se e gjithë Italia mban zi për humbjen e vogëlushit Domenico, një luftëtar që nuk do të harrohet kurrë.

“Në emrin tim dhe të qeverisë, ofroj ngushëllimet më të sinqerta dhe simpatinë më të thellë për nënën e tij, Patrizia, babanë Antonio dhe të gjithë të dashurit e tij. Jam e bindur se autoritetet kompetente do të hedhin dritë të plotë mbi këtë incident të tmerrshëm”, ka shkruar Meloni në X.

Të mërkurën, një panel i specialistëve pediatrikë deklaroi se gjendja e Domenicos ishte e papërshtatshme për një transplant tjetër.

Mjekët kishin paralajmëruar se përdorimi i zgjatur i sistemit të mbështetjes së jetës mund të kishte dëmtuar mushkëritë, mëlçinë dhe veshkat e tij.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika