Vdes futbollisti 14-vjeçar i Malishevës, Drinor Berisha
Skuadra e Malishevës ka njoftuar se ka vdekur futbollisti 14-vjeçar i klubit, Drinor Berisha. Përmes një postimi në Facebook, nga klubi i Malishevës kanë thënë se vdekja tragjike e futbollistit i ka trishtuar të gjithë. “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarje nga jeta të Drinor Fitim Berishës, futbollist i grupmoshave […]
Skuadra e Malishevës ka njoftuar se ka vdekur futbollisti 14-vjeçar i klubit, Drinor Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, nga klubi i Malishevës kanë thënë se vdekja tragjike e futbollistit i ka trishtuar të gjithë.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarje nga jeta të Drinor Fitim Berishës, futbollist i grupmoshave të Shkollës sonë të Futbollit.
Lajmi për vdekjen tragjike të Drinorit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe të gjithë neve në klub.
Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Drinorin përherë me krenari.
U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i ëmbël…,” thuhet në njoftim.















