Ka vdekur në moshën 49 vjeçare gazetari Faton Osmani, i cili ishte themelues dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve, Ekonomia Online.
Para se të themelonte Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”, Osmani ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare të shkruara, si dhe televizione ku me punën e tij ka lënë gjurmë në zhvillimin e një gazetarie profesionale.
Agjencia e lajmeve u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të Osmanit.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e gazetarit Faton Osmani.
“Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, në moshën 49-vjeçare. Kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë. Para se të themelonte “Ekonomia Online”, ai ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare”, ka shkruar AGK-ja.
AGK-ja ka theksuar se humbja e tij është e madhe jo vetëm për të afërmit, por edhe për komunitetin e gazetarëve dhe gjithë shoqërinë.