Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur një grua, e cila ishte lënduar nga zjarri më 1 prill në Vitomiricë të Pejës.

Sipas raportit të Policisë Kosovës, ajo kishte qenë duke u trajtuar nga lëndimet në QKUK, ku ka ndërruar jetë.

“Vitomiricë, Pejë, 29.03.2023-14:00. Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuare në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri, me datën 01.04.2023 ka ndërruar jetë”.

“Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës i është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.