Vdes i riu pas rënies së kranit në Prishtinë, tjetri i lënduar rëndë por në gjendje stabile

Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e incidentit që ndodhi sot në rrugën A në Prishtinë, ku një kran u shemb në një vendpunishte.

I njëjti ishte pranuar me politraumë të rëndë dhe përkundër kujdesit mjekësor nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve të marra, njofton Dukagjini.

Këtë për Dukagjinin e tha edhe Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Syla, mes tjerash, bëri të ditur se edhe i lënduari tjetër ka marrë lëndime të rënda por është në gjendje stabile.

“Dy të lënduarit janë sjell me ndihmë të shpejt në Qendrën Emegjente, njëri i lindur në vitin 2000 ndërsa tjetri i lindur më 2008, me politrauma të rënda dhe për kundër të gjitha masave të ndërmarra të RCP për rreth dy orë, për fat të keq njëri nuk mundi të ju përballojë lëndimeve dhe pacienti ndërron jetë. Tjetri është në Qendrën Emergjente me lëndime të rënda por në gjendje stabile, i njëjti do të vazhdojë trajtimin në Klinikën Torakale”, u shpreh Syla.

Këtë për Dukagjinin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipa mjekësore në QKUK. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht, njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika