Vdes ish-kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska

Të shtunën ka vdekur ish-kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari aktual i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Qeskës teksa ka thënë se ai ka dhënë kontribut të çmuar për disa dekada në proceset politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec.

“Ishte ndër juristët më të mirë në komunën e Rahovecit dhe me përvojën e dijet juridike, ndikoi pozitivisht në konsolidimin e sistemit juridik. Si kryetar i Komunës së Rahovecit dha kontributin e tij në paqësimin ndërmjet grupeve politike, duke i kontribuuar konsolidimit të demokracisë vendore. Me urtësinë e durimin që e karakterizonte, u bë shëmbëlltyrë për gjeneratat e reja. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi, në emër të qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Qeska, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, u shpreh ngushëllime të thella dhe më të sinqerta! Do të kujtohet me respekt si njeri me virtyte morale e vlera të larta njerëzore”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika