Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, njëherësh një prej zyrtarëve shumëvjeçarë të Partisë Demokratike, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare

Bujar Nishani

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, të shtunën e 28 majit, ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjermanisë.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se Nishani është ndarë nga jeta, pasi prej disa javësh ishte shtruar në Gjermani në një spital, ku dhe pësoi vdekje klinike.

Bujar Nishani ka lindur më 29 shtator 1966 në Durrës.

President Nishani Decrees Elections on June 25 - Exit - Explaining Albania

Më 24 korrik 2012, Nishani është betuar në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës, ndërsa mandatin e tij e ka përmbyllur më 24 korrik 2017.

Ndryshe, Nishani ishte presidenti i pestë i Shqipërisë pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, i cili karrierën e tij e ka filluar më 1991 duke u anëtarësuar në Partinë Demokratike.

Në vitin 2001, ishte Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën.

Në vitin 2003, ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës nga lista e Partisë Demokratike.

Në vitin 2005, ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.

Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani është zgjedhur deputet në zonën elektorale 34 në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Nga marsi 2007 deri në shtator 2009 ai ka mbajtur portofolin e Ministrit të Brendshëm.

Ndërsa nga shtatori 2009 deri në prill të vitit 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë, për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012.

Nishani ishte i martuar me Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersin dhe Fionën.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika