Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), këtë të premte ka ndërruar jetë Jeton Berisha, babai i plagosur me dy djemtë e tij pas të shtënave me armë zjarri në Pejë.

Këtë për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Po, është lëshuar një urdhër nga Prokurori i Shtetit që trupi të dërgohet në IML për Obduksion” , ka thënë ai për Dukagjinin.

Më 22 maj në Pejë, Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha”.

(VIDEO) Publikohen pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë

Gjykata Themelore e Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Agron Gashit, i cili dyshohet për plagosjen e trefishtë.

Sipas dosjes fillestare të Prokurorisë, personat e përfshirë në këtë rast, nuk kishin probleme paraprakisht, por se deri te zënka erdhën pasi ishin përfshirë si palë të treta në diskutimet që dy të njohur të tyre po i bënin për shitblerjen e një veture “Golf lll”.

Në dokumentin për kërkesën për paraburgim përshkruhet edhe arratisja e 21-vjeçarit, i cili del se është ndihmuar nga vajza e axhës së tij e cila po ashtu është arrestuar.

Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një “Golf lll”