Një këmbësor ka ndërruar jetë një javë pas një aksidenti të rëndë trafiku që kishte ndodhur në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Policia njofton se viktima, një shtetas kosovar, ishte goditur nga një veturë më 15 korrik rreth orës 19:30 dhe prej asaj kohe po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Për shkak të plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë më 22 korrik.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.