Ka ndërruar jetë këmbësorja që u godit nga një zyrtar policor në fshatin Qyshk të Pejës.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:45 jemi informuar se viktima ka ndërruar jetë në QKUK. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion,” ka deklaruar Rugova.

Rasti kishte ndodhur më 1 prill, ndërsa, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), kanë arrestuar zyrtarin policor me dyshimin për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, pas përfshirjes së tij në aksident.