Vdes këngëtari i njohur Shpat Kasapi

Skena muzikore shqiptare është tronditur këtë të mërkurë nga lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi.

Mediat maqedonase raportojnë se artisti ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, duke lënë pas pikëllim të thellë tek familja, kolegët dhe mijëra adhurues që e kanë ndjekur gjatë dy dekadave të karrierës së tij.

I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, Kasapi u rrit në një familje me traditë muzikore, diçka që e orientoi herët drejt artit. Karrierën e nisi në fillim të viteve 2000, kohë kur me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat plot energji, arriti të bëhej një prej idhujve të rinisë shqiptare.

Shpat Kasapi u afirmua fillimisht në tregun kosovar e më pas në atë shqiptar, duke sjellë një sërë këngësh që shpejt u kthyen në hite. “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera mbeten këngë që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika