Vdes kryetari i korporatës më të madhe private të naftës në Rusi

Raportet kanë thënë se kryetari i korporatës ruse të naftës "Lukoil", Ravil Maganov, 67-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e një spitali në Moskë. Ndërsa, korporata "Lukoil" ka thënë se Madanov ka vdekur pas përballjes me një sëmundje të rëndë

Kryetari i kompanisë të naftës ruse "Lukoil", Ravil Maganov

Raportot thonë se kryetari i korporatës ruse të naftës “Lukoil”, Ravil Maganov, ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e një spitali në Moskë. Korporata ka konfirmua vdekjen e tij, por ka thënë se Maganov, 67-vjeçar “ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë”.

Maganov është i fundit nga një numër drejtuesish biznesi të profilit të lartë që vdes në rrethana misterioze.

Autoritetet hetuese kanë thënë se po punonin në vendngjarje për të përcaktuar se si Maganov ka vdekur. Agjencia e lajmeve Tass ka cituar burime që thanë se ai kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë, duke shtuar më vonë se ai kishte vrarë veten, raporton BBC.

Menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, bordi i “Lukoil” ka bërë thirrje që konflikti të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, duke shprehur simpatinë e tij për viktimat e “kësaj tragjedie”.

“Lukoil” është kompania më e madhe private në Rusi. Në deklaratën e kompanisë thuhet  se ishte për shkak të talentit menaxherial të Maganov që ishte evoluar në një nga firmat më të mëdha të energjisë në botë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika