Vdes Martin Hajdari, pronari i lokalit ikonik në Prishtinë

Sot është ndarë nga jeta Martin Hajdari, një prej figurave më të njohura të jetës urbane të Prishtinës dhe pronari i lokalit legjendar “Te Martini”, një prej vendeve më të dashura për shumë gjenerata prishtinasish.

“Shihemi te Martini” nuk ishte vetëm një shprehje – ishte simbol i një Prishtine të gjallë, ku arti, biseda e lirë dhe komuniteti kishin një strehë të veçantë. Hajdari, përmes punës dhe shpirtit të tij mikpritës, krijoi më shumë se një lokal – krijoi një frymë, një atmosferë të papërsëritshme që për dekada ka qenë pjesë e pandashme e peizazhit kulturor të Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi, duke nderuar figurën e Hajdarit:

“Martini nuk është thjesht një emër – është një fenomen urban që i dha shpirt një lagjeje dhe krijoi një subkulturë që u bë pjesë e identitetit të Prishtinës. Ai i dha zë dhe formë një brezi të tërë që e deshi një Prishtinë të hapur, autentike dhe të gjallë. Sot, me ndarjen e tij nga jeta, humbim një nga ato figura që nuk zëvendësohen – por që mbesin përgjithmonë në kujtesën kolektive të qytetit.”

Prishtina sot humbi një shpirt të sajin – por trashëgimia e Martin Hajdarit do të jetojë përgjithmonë në kujtimet e qytetarëve dhe në rrëfimet që vazhdojnë të lindin… “te Martini”./Telegrafi

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika