Ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare, aktori i njohur kosovar Lulzim Rexha.

Ai ishte diagnostikuar me kancer dhe ishte duke u trajtuar në një klinikë në Gjermani.

Aktori kosovar ishte pjesë e projekteve të ndryshme filmike, teatrale por edhe aktivitete të ndryshme publike.

Detajet për ceremoninë e varrimit akoma nuk janë bërë të ditura.