Vdes në moshën 82-vjeçare presidenti i Namibisë, Geingob

Ka vdekur në moshën 82 vjeçare, presidenti i Namibisë, Hage Geingob, i cili ishte diagnostikuar me kancer

Presidenti i Namibisë, Hage Geingob, ka vdekur derisa po merrte një trajtim mjekësor në një spital në kryeqendër, Windhoek.

Siç raporton “BBC”, zëvendëspresidenti i Namibisë, Nangolo Mbumba, ka njoftuar se Geingob ka ndërruar jetë në orët e hershme të së dielës.

“Përkrah tij ishte bashkëshortja e tij e dashur Monica Geingos dhe fëmijët e tij”, ka thënë Mbumba.

Lideri 82-vjeçar ishte diagnostikuar me kancer dhe njoftoi publikun për diagnozën muajin e kaluar. Në njoftimin e zyrës së tij u tha se ai do të udhëtonte në SHBA për trajtim, por se do të kthehej në Namibi më dy shkurt.

Geingob u bë president i Namibisë në vitin 2015 dhe po shërbente mandatin e tij të dytë dhe të fundit në këtë post.

Ai i ishte nënshtruar një operimi në aortë vitin e kaluar dhe në vitin 2014 kishte treguar se i kishte mbijetuar nga kanceri i prostatës.

Namibia është paraparë të mbajë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale në nëntor.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika